Klopp humbet një tjetër titullar

Futboll

Klopp humbet një tjetër titullar

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 17:39
Klopp humbet një tjetër titullar

Sikur të mos mjaftojnë re zultatet në fushë, Liver puli merr lajme të këqija çdo ditë nga infermieria këtë fillim sezoni. Emri i fundit që i është shtuar listës së gjatë të dëmtimeve në infermierinë e “Reds”-ave, është ai i mesfushorit Nabi Keita. Mesfushori nga Guinea i cili nuk ka debutuar ende këtë sezon (në ndeshjen e parë kundër Fulhamit ishte i sëmurë ndërsa ndaj Kristal Palasit qëndroi për 90 minuta në stol), humbi edhe ndeshjen e fundit kundër Junajtidit pas një dëmtimi pak orë përpara takimit.

Mungesa e 27- vjeçarit i shtohet problemeve të trajnerit Jyrgen Klop, i cili ka të dëmtuar edhe Kërtis Xhonsin, Ibrahima Konatenë, Xhoel Matipin, Aleks Okslejd-Çembërleinin, Diogo Zhotën, Tiago Alkantarën, Kalvin Ramsejn dhe portierin Kaoimhin Kelleher. Këtyre u shtohet edhe blerja më e shtrenjtë e historisë së klubit, Darvin Nunjez, i cili është i pezulluar pas kartonit të kuq me Kristal Palasin.

“Nabi u dëmtua të dielën. Na duhet të bëjmë teste të tjera, por nuk duket se ai do të stërvitet nesër. Ndoshta duhet të presim, por nuk e di. Nuk është e lehtë”, tha Klop. Situata e dëmtimeve në “Anfield” është diçka e paprecedentë. “Reds”-at kanë marrë vetëm dy barazime dhe një humbje në 3 javët e para të Premier Ligës.

Mesfusha është pika ku skuadra po vuan më shumë, por Klop ka përsëritur se skuadra nuk ka plane për të hyrë në merkato. Në ndeshjen kundër Mançester Junajtidit të hënën, trajneri gjerman surprizoi jo pak kur e nisi me Fabinjon në stol, ndërsa preferoi në trion e mesfushës Harvi Eliotin, Xhordan Hendersonin dhe Xhejms Milnerin.

“Aktualisht ne kemi pesë mesfushorë dhe duhet ta nisim ndeshjen me tre. Mund të kishim nisur me dy nëse do të kishim më tepër sulmues, por ne kemi vetëm tre sulmues, kështu që nisëm me tre dhe pastaj ndryshojmë gjatë ndeshjes. Ne duhet të mendojmë përpara ndeshjes për taktikën dhe kjo është e vetmja arsye, por ky është vendimi vetëm për këtë ndeshje”.

Skuadra e tij u pa shumë shpesh e ekspozuar si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje në “Old Trafford”, ndërsa golat e shpejtë të Sanços dhe Rashfordit e bënë të pamundur marrjen e një rezultati pozitiv ndaj rivalëve historikë.

Goli i Salahut në fund të ndeshjes, nuk u mjaftoi “Reds”-ave për të arritur një barazim që do të vlente shumë më tepër se një pikë për mënyrën se si po shkonin gjërat në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat