​Daja: Edhe nesër do të derdhim djersë për ta arritur objektivin

Futboll

​Daja: Edhe nesër do të derdhim djersë për ta arritur objektivin

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 18:41
Ilir Daja

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja ka folur sot në një konferencë për media para ndeshjes së kthimit kundër Shkupit në Ligën e Konferencës.

Ai ka thënë se skuadra është përgatitur maksimalisht për t’iu qasur kësaj ndeshjeje në mënyrën e duhur dhe pa emocione.

Daja ka shtuar se në sfidën e nesërme nuk do të ketë favoritë dhe se lojtarët duhet të djersiten dhe të maksimumin për ta arritur objektivin për kualifikim në fazën e grupeve.

Ndeshja Ballkani-Shkupi do të zhvillohet nesër nga ora 20:00 në stadiumin "Fadil Vokrri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat