Si e arsyeton Ferizaj humbjen në Malishevë?

Futboll

Si e arsyeton Ferizaj humbjen në Malishevë?

Nga: K. G. Më: 24 gusht 2022 Në ora: 20:17
Si e arsyeton Ferizaj humbjen në Malishevë?

Ferizaj ka pësuar humbjen e dytë rresht në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Pas humbjes nga Gjilani me 3:2 barazimit 0:0 me Prishtinën, sot pësuan me 3:1 nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”.
Si e arsyeton Ferizaj humbjen?   

“Humbje zhgënjyese në xhiron e tretë ndaj KF Malishevës. Një ndeshje e cila nisi në mënyrën më të keqe për skuadrën tonë. Ishte minuta e 17-të kur një ndërhyrje e panevojshme në zonë, bëri që gjyqtari Mervan Bejtullahu të akordoj penallti në favor të KF Malishevës. 

Kur pritej një rikthim në pjesën e dytë, një episod tjetër në minutën e 49-të e vulosi fatin e takimit. Lojtari ynë Elbasan Thaçi, më një ndërhyrje në mesin e fushës ndëshkohet me karton të kuq. Aty ndryshoj rrjedha e krejt takimit. 

Golin e vetëm për skuadrën tonë e shënoj Gentrit Halili.

Falënderojmë KF Malishevën për pritjen dhe ia urojmë fitoren me shumë meritë.

Neve na mbetet shumë që të punojmë dhe të  jemi afër objektivave tona”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat