Chelsea përdor hallin e Leaos

Futboll

Chelsea përdor hallin e Leaos

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 11:48
Leao

Chelsea dëshiron të transferojë nga Milani sulmuesin Rafael Leao, i cili vjet u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Serie A.

Klauzola e tij e largimit është 150 milionë euro dhe kuqezinjtë nuk e lënë të largohet pa këtë shifër. Gjithsesi Chelsea po përpiqet.

Londinezët i kanë premtuar menaxherit të tij, Jorge Mendes, që do të paguajnë pjesën tjetër të borxhit që Leao i ka Sporting Lisbone.

Portugezi ka humbur gjyqin dhe duhet të shlyejë rreth 20 milionë euro, çështje që ka ndihmuar edhe te rinovimi me Milanin dhe tani po ka ndikim edhe te transferimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat