Dukagjini synon fitoren e parë, Llapi kërkon kreun

Futboll

Dukagjini synon fitoren e parë, Llapi kërkon kreun

Nga: K. G. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:54
Dukagjini

Dukagjini i Klinës synon fitore parë pas dy humbjeve rresht në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini ballafaqohet me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin e Podujevës, në kuadër të javës së tretë të Albi Mall Superliga.

Ndeshja zhvillohet sot në orën 17.00.

Gjilani kryeson me 7 pikë, Llapi është në pozitën e tretë me 4 dhe Dukagjini në fund me 0 pikë.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, beson e shpreson se me lojë të mirë do të arrijnë qëllimin, sikurse edhe homologu i tij, Tahir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat