Ademi e fton legjendën portugeze në Kosovë 

Futboll

Ademi e fton legjendën portugeze në Kosovë 

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:32
Ademi e fton legjendën portugeze në Kosovë 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, takohet me legjendën portugeze, Luis Figo.

“Në Stamboll pata kënaqësinë ta takoj legjendën e futbollit portugez, njëherësh këshilltarin e UEFA-s, Luis Figo, në prag të shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Bashkëbiseduam për futbollin, teksa e njoftova për zhvillimin dhe rritjen e vazhdueshme të futbollit kosovar pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. 

Vura në pah faktin se skuadra kampione e Kosovës, Ballkani është vetëm 90 minuta larg suksesit historik për kualifikim në fazën e Ligës së Konferencës, e për çka Figo uroi që kampioni ynë ta arrijë këtë sukses dhe në të ardhmen vendi ynë të përfaqësohet vazhdimisht në nivele të tilla. 

Figon e ftova për vizitë në Kosovë, ftesë të cilën ai e pranojë me kënaqësi. Këshillat e tij për futbollin, ajo çfarë ka mësuar ai gjatë karrierës së tij tejet të suksesshme dhe vizioni për të ardhmen janë të mirëseardhura jo vetëm për UEFA-n, por edhe për ne si federata kombëtare”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat