Fiorentina kërkon të transferojë mbrojtësin e Shqipërisë

Futboll

Fiorentina kërkon të transferojë mbrojtësin e Shqipërisë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 15:36
Ardian Ismajli

Shumë është përfolur për kalimin e Nedim Bajramit te Fiorentina, por deri tani asgjë nuk është bërë konkrete në këtë çështje.

Së fundmi kjo skuadër ka shprehur interesimin dhe kërkon transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, Ardian Ismajli.

I gjithë problemi qëndron te Empoli.

Këta të fundit janë duke parë situatën pasi e kanë programuar Ismajlin si pjesë të rëndësishme për projektin e këtyre në këtë sezon.

Për këtë arsye shifra e ofruar nga Fiorentina duhet të jetë më shumë se tunduese për të lënë të lirë lojtarin e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat