Everton piketon sulmuesin e Southamptonit

Futboll

Everton piketon sulmuesin e Southamptonit

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 01:19
Armando Broja

Everton piketon sulmuesin e Southamptonit!

Everton mbetet në kërkim të një sulmuesi dhe natyrisht që dëshira e parë e trajnerit Lampard është Armando Broja, por së fundi drejtuesit po punojnë edhe për një tjetër alternativë.

Bëhet fjalë për shokun e Brojës sezonin e kaluar te Southampton, Che Adams, i cili e ka nisur këtë sezon në mënyrë perfekte, duke shënuar 4 gola në tre ndeshje zyrtare.

Kartoni i sulmuesit skocez vlerësohet rreth 20-25 milionë euro, shifër kjo aspak shqetësuese për Evertonin, megjithatë drejtuesit shpresojnë ende që të mund të marrin Armando Brojën, në një operacion që do të çonte Gordon në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat