Çfarë shkruhet për kampionin e Kosovës në faqen e skuadrës së njohur çeke?

Futboll

Çfarë shkruhet për kampionin e Kosovës në faqen e skuadrës së njohur çeke?

Nga: K. Goca Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:34
Pamje nga një ndeshje e Slavia-s

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, është shndërruar një ekip më shumë të panjohura dhe e frikshme për kundërshtarët në Evropë.

Skuadra e njohur çeke, Slavia e Pragës, është në Grupin G të Conference League në futboll, me Ballkanin, Cluj dhe Sivaspor-in.

Faqja e klubit çek, shkruan disa fjalë për Ballkanin.

“Një ditë pas play-off-it emocionues kundër Rakow-it të Polonisë, Slavia zbuloi tre kundërshtarë për grupin bazë të Conference League, Cluj i Rumanisë, Sivasspor i Turqisë dhe FC Ballkani i Kosovës.

Falë koeficientit, Slavia ishte në vazon e parë.

Kundërshtari i fundit i Slavisë është fituesi i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, i cili sivjet në Kupën e Evropës hyri në raundin e parë preliminar të Champions League, ku u eliminua nga Zhalgirisi, dhe vazhdoi në tri xhiro preliminare të Conference League, ku eliminoi S.P. La Fiorita (San Marino), Klaksvík (Ishujt Faroe) dhe KF Shkupi (Maqedoni)”, shkruan mes të tjera në faqen e Slavia-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat