Ish-milanisti transferohet në Premier League

Futboll

Ish-milanisti transferohet në Premier League

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 17:37
Lucas Paqueta

West Ham dhe Lyon kanë arritur marrëveshjen për Lucas Paqueta.

Fantazisti braziliani, i cili ishte pjesë e Milanit përpara se të transferohej në Ligue 1, do të luajë në Premier League në pesë vitet e ardhshme.

Lyon do të arkëtojë mbi 60 milionë euro + bonuse nga shitja e 24-vjeçarit të kombëtares braziliane (33 ndeshje dhe 7 gola me pesë herë kampionët e botës) sipas raportimeve të L’Equipe.

Biznes i mirë për drejtuesit e Lyonit, të cilët shpenzuan 20 milionë euro në shtatorin e vitit 2020 për të marrë Paquetan nga Milani. Mesfushori ofensiv ka luajtur 80 ndeshje në total me ekipin francez, duke shënuar 21 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat