Pioli i habit të gjithë

Futboll

Pioli i habit të gjithë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 21:27
Pioli i habit të gjithë

Barazimi në Bergamo, i marrë falë një perle nga Bennacer, që shmangu humbjen, bëri që Milani të rrëshqasë në -2 nga kreu i tabelës, i mbajtur nga Napoli, Interi dhe Roma aktualisht. Për kuqezinjtë, tashmë pengesa e ka emrin Bologna në “San Siro”.

Ndeshja e dytë në shtëpi për kuqezinjtë, të cilët mundën Udinese në debutimin e sezonit të ri. Stadiumi do të jetë sërish plot për kampionët e Italisë, të vendosur për të vazhduar me serinë positive.

Në prag të kësaj ndeshjeje, Pioli foli në një konferencë për shtyp. Ndër temat u prek edhe pozicioni i të porsaardhurit De Ketelaere: “Unë i besoj, sepse ka potencial të madh. Ai mund të jetë gati për të luajtur nga fillimi.

Natyrisht, ka nevojë për kohë përshtatjeje. Ai ka inteligjencë, kuriozitet për të kuptuar lëvizjet dhe metodat e punës. Në atë rol kam shumë zgjedhje. Le të shohim nga ndeshja në ndeshje. Nesër do të luajë njëri mes Giroud dhe Origi”.

Pioli nuk ka asgjë për t’u ankuar për këtë fillim sezoni: “Ajo që shoh tek lojtarët e mi është pikërisht qëndrimi. Ne nuk u përballëm me Atalantën me sipërfaqësi, por me vendosmëri dhe guxim. Hymë në histori me titullin, por duam të shkruajmë më shumë faqe të saj. Nesër do të jetë e vështirë”.

4-3-3 nuk duhet të përjashtohet: “Gjithçka është e mundur. Më pëlqen që lojtarët të gjejnë zgjidhje, janë ata që më drejtojnë mua. Një ekip që ka tre mesfushorë-sulmues…, bëhet e ndërlikuar. Duhet të jemi të rrjedhshëm dhe të lëvizim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat