Arsenali ka një plan transferimi për të zëvendësuar Pepen

Futboll

Arsenali ka një plan transferimi për të zëvendësuar Pepen

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 22:19
Arsenali

Mikel Arteta ka thënë se Arsenali është përgatitur në dy muajt e fundit për të zëvendësuar Nicolas Pepen, i cili e përfundoi huazimin e tij te Nice të enjten.

 

Por trajneri i “Topçinjve”, i cili është i interesuar të nënshkruajë me Pedro Neto nga Wolvesi, ka paralajmëruar se zbatimi i planit që klubi ka vendosur është larg nga një përfundim.

I pyetur nga “Goal” nëse Pepe do të zëvendësohet, Arteta tha: “Nëse ne mund të zbatojmë planin që kemi, do të përpiqemi ta bëjmë [atë].

“Në atë plan, [largimi i Pepes] ishte diçka që mund të ndodhte. Tani është një realitet dhe ne kemi qenë duke u përgatitur dy muajt e fundit për të arritur atë që duam. Nëse kjo është e mundur, ne do të shohim. Ne kemi lënë një lojtar të shkojë dhe ndoshta [do të jemi në gjendje të rekrutojmë dikë. Por kjo nuk është një garanci sepse lojtarët nuk janë ende këtu”.

Arteta nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të shtuar më shumë në skuadrën e tij para përfundimit të merkatos verore.

Neto është një lojtar që Arsenali po e kërkon, por ata ende nuk kanë paraqitur një ofertë zyrtare te Wolvesi.

Bisedimet po vazhdojnë me agjentin e Netos, Jorge Mendes, për të provuar nëse një marrëveshje mund të jetë e mundur.

Nicolas Pepe pati një kontribut kyç në gol në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, pasi Arsenali fitoi Kupën FA në 2020..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat