Edon Zhegrova me Lillen - leksion AC Ajaccios

Futboll

Edon Zhegrova me Lillen - leksion AC Ajaccios

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2022 Në ora: 22:52
Edon Zhegrova me Lillen - leksion AC Ajaccios

LIlle ka hedhur pas shpine humbjen me 7:1 nga PSG, duke fituar sonte në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj AC Ajaccio-s, në takimin e javës së katërt të kampionatit francez.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit titullar për LIlle-n, duke i dhënë leksion vendasve.

Për Lille-n shënuan Yazici (17'), Bamba (43'), Djalo (61') dhe për Ajaccio-n

David i Lille-s në minutën e 89-të dështoi nga penalltia.

Bayala (84'). Qazm Laçi luajti nga minuta e 74-të për Ajaccio-n, e cila zhgënjeu shikuesit. 

Zhegrova është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 57-të dhe në atë të 70-tën u zëvendësua. 

Lille zë vendin e katërt me 7 pikë dhe Ajaccio është e 18-ta me 1.

Edon Zhegrova u vlerësua me notë 7.0 dhe Qazim Laçi me 6.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat