Pioli: Ta harrojmë Atalantën

Futboll

Pioli: Ta harrojmë Atalantën

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 23:16
Pioli: Ta harrojmë Atalantën

Milani kërkon rikthimin te fitorja në Seria A, teksa në javën e tretë do të sfidojë Bolognën në “San Siro”. Në prag të kësaj sfide trajneri Stefano Pioli është ka folur në konferencën për shtyp ku kërkoi të harrohet barazimi me Atalantën.

“Nuk mendoj se është e drejtë të përmenden ndeshjet e kaluara. Mua më intereson mentaliteti i skuadrës, e di se luajtën mirë dhe pse nuk janë të lumtur që nuk fituan. Mungoi diçka për të fituar dhe duhet ta gjejmë këtë gjë që në sfidën përballë Bolognës që ka qenë e fundit në sezonin e kaluar që na ndali. Jemi të përqendruar për të luajtur mirë duke kërkuar fitoren.

Leao te Chelsea? Unë mendoj vetëm për ndeshjen duke u bazuar te lojtarët që kam në dispozicion. Leao duhet të mendojë të vazhdojë të përmirësohet sepse ka potencial për ta bërë këtë gjë. Leao do të jetë në dispozicion dhe nuk është i shpërqendruar.

Shorti i Championsit? Ky kompeticion kërkon performanca të një niveli të lartë. Nëse ja dalim që të bëjmë maksimumin tonë, do të kemi edhe shanset tona për të luajtur. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë, por të luajmë me entuziazëm të madh duke marrë parasysh edhe eksperiencën e sezonit të kaluar”, deklaroi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat