Juventus-Roma, Dybala përballë ish-skuadrës, formacionet e mundshme

Futboll

Juventus-Roma, Dybala përballë ish-skuadrës, formacionet e mundshme

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:02
Paulo Dybala

Njëra nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më interesante të xhiros së tretë në Serie-A do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:30 në “Allian stadium” ku Juventusi e pret Romën.

Roma, e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho e ka nisur furishëm edicionin e ri duke arkëtuar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, kurse Juventusi ka një fitore dhe një barazim.

Vëmendja të madhe do të marr sulmuesi argjentinas Paulo Dybala i cili javë më parë braktisi Juventusin për t’u bashkuar me Romën dhe ai pritet të luajë nga minuta e parë.

Dybala ka bërë një reagim para kësaj ndeshje ku ka thënë se do të jetë shumë emocionale, por ka premtuar se do ta jap maksimumin për fitoren e Romës.

Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus (4-3-3): Perin; Danilo, Bremer, Rugani, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Vlahovic, Kostic.

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Matic, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat