Kampioni kundër liderit, Deçiqi kërkon pikë në NIkshiq

Futboll

Kampioni kundër liderit, Deçiqi kërkon pikë në NIkshiq

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 14:42
Deçiqi

Në pesë javët e para të Kampionatit të Malit të Zi në futboll, skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, shpalli ambiciet për kampion dhe se asgjë nuk është rastësi kur kihet parasysh edhe lojërat e shkëlqyeshme deri me tash, më shumë gola.

“Tuzjanët fituan 13 pikë nga maksimumi 15, e vetmja skuadër që mund të mburret se i ndaloi është OFK Petrovac i vendit të dytë (2:2 në stadiumin “Mitar-Miço Golish), dhe skuadra e Vladimir Jankoviq sot (18.00) po përballet me një sfidë të re, ata luajnë në Nikshiq, ndaj kampionit aktual Sutjeska.

Nën presion më të madh është nikoqiri, i cili është shumë mbrapa liderit”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”. 

“Sutjeska është kampione, pas eliminimit nga Evropa u përforcua, ndaj shihet qartë se cilat janë ambiciet e saj. Nuk duhet të gënjehemi nga rezultatet disi më të dobëta të rivalëve tanë në fillim të sezonit”, - tha mesfushori i Deçiqit, Jovan Nikoliq.

Në pesë ndeshje, Deçiç shënoi 13 gola, duke pësuar  vetëm tre.

“Jemi në një seri të mirë, atmosfera është e shkëlqyer. Jemi në një pozicion ideal para derbit”, tha Nikoliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat