Everton zyrtarizon një sulmues

Futboll

Everton zyrtarizon një sulmues

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 15:25
Everton zyrtarizon një sulmues

Everton ka zyrtarizuar afrimin e gjashtë në merkaton verore. Neal Maupay është tansferuar në Goodison Park nga Brighton për shumën e 17 milion eurove.

Francezi ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Everton, ndërsa debutimi i tij nuk do të jetë në sfidën e rradhës në transfertë përball Brentford, pasi lojtari nuk u regjistrua në kohë për të qenë pjesë e ekipit.

Në garë për shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar ishte dhe Fulham, por ishte insistimi i trajnerit Frenk Lampard për ta sjellë atë në Goodison Park. Maupay ishte pjesë e Brighton që prej vitit 2019, ndërsa në sezonin e ri që ka nisur francezi nuk ka luajtur asnjë minutë, pasi Ëelbeck ka qenë i avantazhuar përpara sulmuesit.

Në sezonin e fundit, sulmuesi me Brighton në Premier League ka luajtur 32 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola. Ndërsa debutimi i tij me Everton, pritet në ndeshjen përballë Leeds United në transfertë. Transferimi i sulmuesit francez do të sjellë më shumë eksperiencë te Everton, pasi për të do të jetë aventura e tretë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat