Ja sa para do të përfitojë ekipi i Ballkanit

Futboll

Ja sa para do të përfitojë ekipi i Ballkanit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 17:35
Ilir Daja

Ballkani u bë skuadra e parë në historinë e Kosovës që kualifikohet në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.

Therandasit mposhtën përsëri Shkupin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 1-0.

Ky sukses do ta ndihmojë kampionen e Kosovës jo vetëm në aspektin moral por edhe atë ekonomik.

Sigurimi i fazës së grupeve do të arkëtojë në llogarinë e Ballkanit shumën prej 2 milionë e 940 mijë euro, çka do ta diferencojë menjëherë këtë ekip nga rivalët e tij.

Më pas çdo rezultat pozitiv në grupe do të ishte një plus i madh për skuadrën nga Theranda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat