Befason Brighton, nuk njeh asnjë humbje

Futboll

Befason Brighton, nuk njeh asnjë humbje

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:22
Befason Brighton

Brighton vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa ka fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Leeds United, duke mos njohur asnjë disfatë në këtë edicion.

Në një ndeshje shumë të luftuar, vendasit mundën që të gjenin rrugën drejt rrjetës pas më shumë se një ore lojë, pra në minutën e 66’, me Gross që shënoi pas një asisti nga Trossard.

Pas këtij raundi Brighton renditet në vend të dytë me 10 pikë, po aq sa Manchester City i vendit të parë, teksa Leeds qëndron në vend të pestë me 7 pikë të grumbulluara.

Brentford-Everton janë ndarë me nga një pikë në këtë raund të Premier League, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-1. Ishin miqtë ata që shënuan të parët, me Gordon që do të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 24’. Ndërsa Brentford gjeti barazimin në minutën e 85’, duke mos dalë pa pikë nga ‘Brentford Community Stadium”.

Pas javës së katërt Brentford renditet në vend të nëntë me 5 pikë, teksa Everton qëndron në vend të 17-të me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat