Juventusi dhe Roma përballen sot në një sfidë shumë të rëndësishme

Futboll

Juventusi dhe Roma përballen sot në një sfidë shumë të rëndësishme

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:26
Juventusi dhe Roma

Juventusi dhe Roma përballen sot në një sfidë shumë të rëndësishme për të dy skuadrat, pasi duhet të tregojnë se sa ambicie kanë edhe në sfidat direkte për një vend në katërshen e parë në Serinë A.

Juventusi pritës shfaqet sot me një surprizë në rreshtim, pasi Alegri i ka bërë vend të riut Mireti që nga minuta e parë e duelit.

Ndërkohë, te Roma bie në sy sigurisht prania e Paulo Dibala nga minuta e parë në fushë kundër ish-skuadrës ku mbante edhe shiritin e kapitenit.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (4-3-3) – Sheznji, De Shiljo, Danilo, Bremer, Aleks Sandro; Lokateli, Mireti, Rabio; Kuadrado, Vlahoviç, Kostiç.

Roma (3-4-2-1) – Rui Patrisio; Mançini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Matiç, Kristante, Spinacola; Pelegrini, Dibala; Abraham..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat