Arsenali i Granit Xhakës triumfon në frymën e fundit 

Futboll

Arsenali i Granit Xhakës triumfon në frymën e fundit 

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:23
Arsenali i Granit Xhakës

Fulhami gati e befasoi Arsenalin në Emirates. Arsenali ka shënuar fitore të ngushtë me rezultat 2:1 ndaj Fulhamit. 

Mitroviq në minutën e 56-rë kaloi në epërsi ekipin e Fulhamit.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë! 

Në minutën e 64-të, Odegaard barazoi rezultatin 1:1.

Gabriel në minutën e 86-të realizon për fitoren e madhe të Arsenalit. 

Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar për Arsenalin dhe ia dolën të fitojnë në frymën e fundit.

Pas javës së 4-t në Premier League, Arsenali kryeson me 12 pikë dhe Fulham zë vendin e 11-të me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat