Allegri: Mourinho simpatik…

Futboll

Allegri: Mourinho simpatik…

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 00:04
Allegri: Mourinho simpatik…

Massimiliano Allegri, pas barazimit 1-1 kundër Romës, deklaroi: “Kampionati është i gjatë dhe këto ndeshje ne rrezikojmë edhe t’i humbim. Kemi rrezikuar ta pësonim në një tjetër goditje nga këndi.

Skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë, ishim agresivë dhe teknikisht kemi luajtur mirë, por në pjesën e dytë deri te goli i barazimit mund edhe të shfrytëzonim më mirë krahun e majtë.

Ishte një ndeshje e bukur, Roma është një skuadër e madhe dhe Mourinho është gjithmonë i aftë të mbajë ekipin në lojë. Deklarata e Mourinho? Ai është gjithmonë simpatik dhe i kthjellët në mënyrën si sheh ndeshjet. Kur nuk e mbyll ndeshjen, mund ta pësosh me një episod dhe ashtu ndodhi.

Milik? Si fillim është e rëndësishme të rikuperojmë Chiesa, Pogba dhe Di Maria. Unë nuk flas kurrë për mungesat, por për ne këta tre lojtarë janë shumë të rëndësishëm. Në këtë moment nuk i kemi dhe skuadra po sillet mirë”, përfundoi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat