Guardiola me lëvdata për Haalandin

Futboll

Guardiola me lëvdata për Haalandin

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 07:03
Erling Haaland

Pep Guardiola thotë se Erling Haaland është duke bërë atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij – të shënojë gola.

Hat-triku i norvegjezit kundër Crystal Palace, teksa City fitoi me përmbysje, do të thotë se ai tashmë ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshjet e tij të para në Premier Ligë.

Dhe menaxheri i tij nuk mund të ishte më i lumtur.

“Erling ka bërë [atë që ka bërë] që kur ka lindur”, tha fillimisht Pep.

“Ai ka bërë atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, në Salzburg dhe kudo që ka qenë ka shënuar gola.

Kundër këtyre lloj skuadrash, ne luftojmë sepse ata mbrojnë aq thellë, por ai ka një sens të jashtëzakonshëm goli.

Të tre (ai shënoi), veçanërisht i fundit, por edhe i pari, ishin të gjithë gola të mirë.

Numrat për këtë djalë janë përtej. Gjëja më e rëndësishme është se ai është vendosur në mënyrë perfektë dhe është një djalë tepër modest.

Shpresojmë që ai të jetë i lumtur kur jemi bashkë”, përfundoi katalanasit.

Haaland këtë merkato kaloi nga Borussia Dortmund te kampioni anglezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat