Asensio e kërkon largimin nga Reali

Futboll

Asensio e kërkon largimin nga Reali

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 17:12
Asensio

Marco Asensio është duke kërkuar që të largohet nga Real Madridi para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Sipas “TodoFichajes”, futbollisti ka vendosur t’i japë Jorge Mendes lejen për t’i gjetur një klub.

Dy klubet favorite për transferimin e tij aktualisht raportohet se janë Manchester United dhe Arsenali.

26-vjeçari mund të ribashkohet me ish-bashkëlojtarët, Raphael Varane, Cristiano Ronaldo dhe Casemiro në “Old Trafford”, por edhe “Topçinjtë” kanë interesim për të tash e një kohë. Aftësia e Mikel Artetas për të bindur lojtarin mund të bëjë diferencën.

Carlo Ancelotti së fundi tha se e vlerëson reprezentuesin e Spanjës si pjesë të skuadrës së tij, megjithatë Asensio mund të ketë mungesë të minutave sërish nëse qëndron në “Santiago Bernabeu”.

Ish-futbollisti i Espanyolit është në kërkim të minutave, pasi dëshiron të marrë ftesë nga Kombëtarja e Spanjës për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Marco Asensio me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat