Zeqiri shënon dy gola, Xhaka dy asistime, demolojnë kampionin e Zvicrës

Futboll

Zeqiri shënon dy gola, Xhaka dy asistime, demolojnë kampionin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2022 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Baseli ka shënuar fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 4:2 ndaj kampionit në fuqi, Zurich.

Shqiptarët shpërthejnë me gola.

Andi Zeqiri shënoi dy gola, Xhaka dy asistime, demolojnë kampionin e Zvicrës.

Futbollisti Mirlind Kryeziu dhe Blerim Xhemaili shënuan për Zurich-un.

Në minutën e 23-të, Andi Zeqiri shënon për Baselin por pas 10 minutave (33’) Mirlind Kryeziou barazon rezultatin 1:1.

Për Zurich-un u paraqiten titullarë Fidan Aliti, Donis Avdijaj, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi dhe për Baselin Taulant Xhaka e Andi Zeqiri.

Në pjesën e dytë, Baseli tregoi lojë edhe më të mirë duke shënuar edhe tre gola. Amdouni shënoi në minutën e 53-të pas asistimit të Xhakës, ndërsa Zeqiri realizoi për 1:3 pas asistimit të Xhakës (57'). Males thellon epërsinë në 1:4 në minutën e 60-të. 

Avdijaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të, Kryeziu në atë të 69-tën dhe Xhaka në të 70-tën.

Blerim Xhemaili futet në lojë në minutën e 62-të dhe Zeqiri u zëvendësua në minutën e 70-të.

Në minutën e 90+3. Xhemaili nga penalltia ngushton humbjen në 2:4.

Zurich mbetet ende pa fitore, fundoset në renditje me 2 pikë dhe Baseli shijoi triumfin e parë, renditet në shtatë me 6 pikë (një ndeshje më pak) pas gjashtë jave në Kampionatin e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat