Lojtari i Ballkanit që merr pjesë për herë të 3 në grupet e Europës

Futboll

Lojtari i Ballkanit që merr pjesë për herë të 3 në grupet e Europës

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 17:39
Jashanica

Bajram Jashanica ka qenë gjithmonë në kulmin e historisë së shqiptarëve.

Mbrojtësi 31-vjeçar e ka provuar dy herë eksperiencën në grupet e Europa League, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut.

Në fillim në sezonin 2015-2016 dhe më pas në atë 2017-2018.

Tashmë Jashanicën e presin emocione të reja, pasi do të rikthehet sërish në grupet e Europës.

Këtë herë në Conference League si pjesë e Ballkanit që arriti të shkruante historinë në futbollin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat