Panik tek Egnatia - Tirana

Futboll

Panik tek Egnatia - Tirana

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 18:14
Panik tek Egnatia - Tirana

Panik dhe ankth në ndeshjen mes Egnatias dhe Tiranës. Lot në fushë, pasi një përplasje mes Qefalijës dhe Hamzat solli panik.

Lojtarët e dy skuadrave kërkuan që të ndërhynte ambulanca. Qefalija mbeti i gjakosur në fushë.

Loja u ndal dhe i riu i Tiranës u transportua për në spital, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Te Tirana lojtarët ishin shumë të prekur, madje portieri Bekaj u pa edhe në lot.  Loja filloi me disa minuta vonesë, pasi u mor vesh që gjendja e Qefalisë është më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat