Ballkani e mposht me rezultat minimal Dukagjinin 

Futboll

Ballkani e mposht me rezultat minimal Dukagjinin 

Nga: K. Goca Më: 28 gusht 2022 Në ora: 21:51
Ballkani

Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Therandasit shënuan fitoren e dytë rresht në këtë edicion, por kanë dy ndeshje me pak.

Futbollisti Qëndrim Zyka ka shënuar në minutën e 36-të për t’i siguruar fitoren kampionit.

Ballkani, sfidën e radhës e luan në kryeqytet kundër Prishtinës, ndërsa Dukagjini e pret Gjilanin.  

Pas javës së 4-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani ngritët në vend të tretë me 6 pikë dhe ka katër me pak se lideri

Gjilani, ndërsa Dukagjini është i fundit me 1 sosh.   

Superliga e Kosovës

Rezultatet
Gjilani - Trepça '89 3:1
Malisheva - Drenica 1:2
Llapi – Prishtina 1:2
Ferizaj – Drita 1:1
Ballkani – Dukagjini 1:0

Tabela

1. Gjilani    4    3    1    0    7:3    10
2. Prishtina        3    2    1    0    4:2    7
3. Ballkani    2    2    0    0    2:0    6
4. Drita    3    1    2    0    4:3    5
5.  Llapi    4    1    2    1    5:5    5
6. Drenica    4    1    1    2    2:3    4
7. Malisheva    3    1    0    2    4:4    3
8. Trepça ’89    3    0    2    1    5:7    2
9. Ferizaj    4    0    2    2    4:7    2
10. Dukagjini    4    0    1    3    2:5    1
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Llapi, Trepça '89 - Malisheva, Drenica - Ferizaj, Dukagjini - Gjilani dhe Prishtina - Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat