​Edinson Cavani bëhet me skuadër të re

Futboll

​Edinson Cavani bëhet me skuadër të re

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 12:01
​Edinson Cavani

Edinson Cavani shumë shpejtë pritet që të zyrtarizohet si lojtar i ri i Valencias.

Klubi spanjoll është shumë afër që të nënshkruajë Cavanin si lojtar i lirë. Marrëveshja tashmë është duke u mbyllur.

Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Cavani do të udhëtojë për në Valencia në orët e ardhshme pasi më në fund është arritur marrëveshja verbale.

Sulmuesi uruguajan do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Valenciasn, ndërsa interesim për shërbimet e tij kishte shprehur edhe Real Sociedadi por që kishte ofruar vetëm kontratë një vjeçare.

Trajneri Gennaro Gattuso e kishte prioritet kryesor Cavanin dhe tani kjo është një punë e përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat