​Lëndohet rëndë futbollisti i Tiranës, Armand Duka jep detajet për gjendjen e tij

Futboll

​Lëndohet rëndë futbollisti i Tiranës, Armand Duka jep detajet për gjendjen e tij

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 13:15
Armand Duka

Në ndeshjen e kampionatit shqiptarë të futbollit ndërmjet Tiranës dhe Egnatias, futbollisti Klevi Qefalija ka pësuar një lëndim të rëndë pas një përplasje kokë më kokë më njëri nga kundërshtarët dhe që nga dje ai është nën kujdesin internziv të mjekëve.

Gjithsesi, sot mësohet se lojtari është në gjendje stabile shëndetësore dhe për këtë ka reaguar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit në Shqipëri, Armand Duka.

Ai ka thënë se lojtari tashmë e ka kaluar rrezikun për jetë.

“Jam interesuar personalisht nga pasditja e djeshme deri më tani për gjendjen shëndetësore të futbollistit 18-vjeçar të KF Tirana, Klevi Qefalija, pas dëmtimit të rëndë në ndeshjen me Egnatian në javën e dytë të Abissnet Superiore. Jam i lumtur që futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore duke kaluar rrezikun. Shpresoj dhe uroj që të kthehet sa më parë pranë familjes dhe në gjirin e skuadrës.Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë stafin e doktorëve dhe fizioterapistëve të KF Tiranës për vetëdijen, durimin dhe profesionalizmin e treguar në momentin e parë të ndërhyrjes në fushë, duke i shpëtuar jetën futbollistit.”, ka shkruar Duka në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat