Ish lojtari i Milanit nënshkruan për West Ham

Futboll

Ish lojtari i Milanit nënshkruan për West Ham

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 20:45
Lucas Paqueta

West Ham ka kompletuar nënshkrimin me Lucas Paqueta nga Lyon 

Skuadra e Premier Ligës ka paguar 51 milionë funte për brazilianin, i cili ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me opsion për zgjatje edhe 12 muaj. 

Paqueta – i cili do ta mbajë numrin 11 në fanellë – tha: Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu. Shpresoj që është fillimi i një udhëtimi të kënaqshme. Shpresoj që të jem i suksesshëm këtu. 

“Sezonin e kaluar, West Ham pati një sezon shumë të mirë dhe shpresoj që ata ta vazhdojnë edhe shumë e shumë sezone të tilla me mua në klub”. 

“Jam shumë i lumtur që do ta veshi fanellën e West Hamit dhe t’i tregojë tifozëve çfarë mund të bëjë, t’i ndihmojë shokët e skuadrës dhe klubin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat