Milot Rashica nuk është titullar në ligën e dytë të Anglisë

Futboll

Milot Rashica nuk është titullar në ligën e dytë të Anglisë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 22:08
Milot Rashica

Sulmuesi nga Kosova është duke e gjetur vetën në bankë rezervë në sezonin e tij të dytë në Norwich City. Dean Smith e kritikoi hapur Rashicën në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Birmingham, duke thënë se “pret më shumë angazhim nga Rashica në stërvitje” 

Rashica është kthyer në një lojtar stoli në ndeshjet e fundit në Championship. Madje, sulmuesi kosovar nuk u ftua fare në ndeshjen e fundit që Norwichi e luajti kundër Sunderlandit e të cilën e fitoi me rezultat 1-0. 

Në fillim të sezonit, Rashica ishte titullar në tri ndeshje në kampionat dhe në ndeshjen në EFL Cup, të cilën Norwich e humbi kundër Bournemouth. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit që Rashica e luajti 90 minuta, pasi që në ndeshjet tjera si titullar ishte zëvendësuar. Tri ndeshje ai nuk luajti fare dhe kishte shtatë minuta në ndeshjen kundër Huddersfield. 

Smith edhe gjatë konferencës së sotme për shtyp nuk foli për atë se a do të luajë kundër Birmingham. Kjo ndeshje luhet të martën dhe i takon xhiros së shtatë të Championship. Trajneri tha se ka biseduar me kosovarin personalisht dhe “pret prej tij që t’ia ndryshojë mendjen”.

“Kishim një stërvitje nga ndeshja me Sunderland, në të cilën ai nuk u përfshi fare. Ai tani është stërvitur mirë. Unë jam ulur më të dhe ia kam treguar atij arsyet e mija, njëjtë kam vepruar me Adam Idiah dhe Jordan Hugilli. Unë besoj se tani varet nga vetë futbollistët dhe angazhimi i tyre që të ma ndryshojnë mendjen”, tha Smith. 

Trajneri ka thënë se kosovari e ka humbur paksa besimin. 

“Për momentin, besimi i tij është pak i ulët, gjë që mund t’i ndodh çdo lojtari. A bëri një asist kundër Wiganit, por dihet së është transferuar si transfer i madh për të luajtur në Premier Ligë, pra dëshiron të luajë në një nivel më të lart”. 

Megjithatë, Dean ka insistuar se Rashica është një lojtar i rëndësishëm në ekipin e tij, por si do të ecin punët varën nga vet sulmuesi i Kombëtares së Kosovës. 

“Pasi që është në Championship, sigurisht ai pret më shumë nga vetja. Punon shumë për këtë. S’kam dyshim për dëshirën dhe qëndrimin e tij. Dëshiron të jetë një lojtar i mirë dhe ne do ta ndihmojmë në këtë aspekt. Këtë e kam parë që ditën kur erdhi në ekipin tonë për ndeshjet para sezonale, pra dëshira ekziston. Për ne, është një lojtar i rëndësishëm për ekipin”, insistoi Dean. 

Kujtojmë së Rashica u transferua në Angli për 11 milionë euro në verën e vitit të kaluar. Megjithatë, ai dhe ekipi i tij nuk arritën që t’i mbijetojnë rënies nga Premier Liga. Në Premier Ligë, Rashica shënoi dy gola dhe bëri dy asistime derisa luajti 35 herë, në të gjitha garat. 

Në sezonin e ri ai ka asistuar vetëm njëherë nga pesë paraqitje që ka bërë. Kontrata e tij zgjatë deri më 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat