Asllani projektohet titullar për ndeshjen e radhës

Futboll

Asllani projektohet titullar për ndeshjen e radhës

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 10:35
Asllani

Interi luan nesër në orën 20:45 javën e 4-t të Serisë A.

Përballë zikaltërve do të jetë Kremoneze, që këtë sezon ka siguruar biletën për të qenë mes më të mirave të Italisë. Pas asaj humbjeje 3-1 kundër Lacios, Inzagi mendon të ndryshojë.

Mediat në Itali shkruajnë se Asllani projektohet titullar për mbrëmjen e nesërve.

Duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarit, trajneri i Interit ka zgjedhur të lërë pushim Brozoviçin dhe t’i besojë minuta të vyera mesfushorit 20-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat