De Ligt: Hapat e lojtarit që unë dua të ndjek në Bayern

Futboll

De Ligt: Hapat e lojtarit që unë dua të ndjek në Bayern

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:36
De Ligt

Matajs de Ligt është shfaqur shumë i emocionuar në festën e përvitshme që klubi i Bajernit zhvillon në prag të eventit “Oktoberfest”.

“E dija më përpara se të firmosja me Bajernin, me çfarë përkon tradita e ‘Okoberfest’, ishte diçka shumë e veçantë të vishja uniformën tradicionale të Bavarisë”.

De Ligt u ndal gjithashtu edhe te shembulli i duhur që do dëshironte të ndiqte:

“Hapat e lojtarit që unë dua të ndjek në Bayern është Arjan Roben. Është një legjendë e Bajernit, dua të ec në gjurmët e tij”. 23-vjeçari shprehu dëshirën edhe për sezonin e ri:

“Dua të fitoj gjithçka me Bajernin, kjo është e vetmja dëshirë që kam në aspektin profesional”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat