Asllani për herë të parë titullar me Interin

Futboll

Asllani për herë të parë titullar me Interin

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:12
Asllani

Interit i duhet të reagojë pas disfatës së fundit në kampionat me Lazion teksa zikaltërit presin në shtëpi, Cremonesen.

Kundërshtarin perfekt për të rikthyer buzëqeshjen ndërsa duke i hedhur një sy kalendarit, trajneri Simone Inzaghi po mendon të ndryshojë disi 11-tëshen dhe të shplodhë disa nga titullarët.

Kështu, në vijim zikaltërit i presin impenjimet ndaj Milanit në derbi dhe më pas Bayern Munich në Champions, ndaj turnover duket zgjedhja e duhur në këtë moment.

Ndryshime në 11-tëshe pritet të prekin edhe Kristjan Asllanin të cilit trajneri Inzaghi në këto tre ndeshje të Serisë A, i ka dhuruar vetëm shtatë minuta në ndeshjen ndaj Spezias.

Gjithsesi, ndeshja në San Siro ndaj Cremoneses duket të jetë e duhura dhe lojtari i kombëtares ka shanse të mëdha të startojë nga minuta e parë me Interin, edhe pse deri në momentet e fundit do të jetë në një balotazh me Brozoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat