Ancelotti e pranon, po vjen fundi i epokës Kroos - Modriç

Futboll

Ancelotti e pranon, po vjen fundi i epokës Kroos - Modriç

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:46
 Ancelotti e pranon, po vjen fundi i epokës Kroos - Modriç

Carlo Ancelotti ka komentuar fitoren e rëndësishme ndaj Espanyol e cila erdhi në minutën e 90-të, teksa skuadra e Realit të Madridit rrezikonte të humbiste 2 pikë.

Ai shpjegoi para mediave se i pëlqen të luajë me lojtarë të rinj si Camavinga apo Rodrygo dhe pse Kroos dhe Modriç kanë eksperiencën e duhur në mesfushë.

Megjithatë futja në lojë e Modriç dhe Kroos pati ndryshim madhor për skuadrën e Ancelottit, që arriti të gjej fitoren me Benzeman në fundin e takimit.

“Kur luaj me Rodrygo dhe Camavinga, mund të mos kem shumë posedim të topit, por kur luaj me Kroos dhe Modric nuk e kam atë energji. Ndonjëherë zgjedhjet janë si bixhozi. Këtë herë fitova. Dinamika, energjia e këtij grupi është shumë e mirë. Duhet të vazhdojmë kështu”, -deklaroi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat