Berisha largohet nga Fenerbahce

Futboll

Berisha largohet nga Fenerbahce

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:12
Berisha largohet nga Fenerbahce

Mërgim Berisha është larguar zyrtarisht nga Fenerbahce.

Sulmuesi kosovar ka qëndruar vetëm një vit tek gjiganti turk dhe tani është rikthyer në Gjermani.

Augsburgu ka fituar garën me skuadrat tjera gjermane për huazimin e Berishës, ku kanë paguar 400 mijë euro.

Ndërkohë klubi gjerman ka të drejtën e blerjes së futbollistit për katër milionë euro në fund të sezonit.

Berisha tanimë është prezantuar nga klubi gjerman dhe ka marrë fanellën me numrin 11.

Ai pritet të debutoj me Augsburgun në fundjavë përballë Hertha Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat