Inzaghi nuk i gëzohet fitores

Futboll

Inzaghi nuk i gëzohet fitores

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:53
Inzaghi nuk i gëzohet fitores

Inter mposhti me rezultatin 3-1 Cremonesen teksa zikaltërit u rikthyen te suksesi pas disfatës së fundjavës ndaj Lazios.

Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi nuk feston plotësisht dhe pas ndeshjes me Cremonesen ka ngritur alarmin duke lajmëruar drejtuesit e klubit se ka nevojë me patjetër për një mbrojtës pasi përndryshe me kalendarin e ngjeshur, lojtarët mund të dëmtohen.

“Jam i shqetësuar sepse e kam thënë prej kohësh se kemi nevojë për një mbrojtës qendre, për momentin në atë rol kam vetëm De Vrij. Kemi ndeshje thuajse çdo tre ditë dhe në organikë janë gjithsej pesë mbrojtës.

Na duhen gjashtë dhe shoqëria e di këtë. A pres ende për Acerbin? Absolutisht që po, në këtë “tur force” më duhet të bëj rotacion pasi nëse luajnë të njëjtët lojtarë atëherë rrezikojmë të pësojmë shumë dëmtime”, u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat