Haller e merr çmimin e golashënuesit më të mirë, futbollistit të diagnostifikuar me tumor i rrodhën lotët

Futboll

Haller e merr çmimin e golashënuesit më të mirë, futbollistit të diagnostifikuar me tumor i rrodhën lotët

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:34
Haller, ilustrim

Sebastien Haller nuk mundi t’ju përmbahej lotëve derisa e bëri paraqitjen e parë publike mbrëmë për ta marrë çmimin e golashënuesit më të mirë në Eredivisie për sezonin 2021/22, vetëm pak javë pasi u diagnostifikua me tumor të testikuj.

Haller i realizoi 21 gola në 31 ndeshje për Ajaxin edicionin e kaluar ndërsa këtë verë u transferua në Borussia Dortmund.

Megjithatë, derisa ishte duke e zhvilluar një turne para-sezonal me klubin gjerman në Zvicër, ai i bëri disa kontrolle, të cilat e zbuluan sëmundjen e keqe.

Nga ajo kohë, Haller e ka nisur kimioterapinë, ndërsa e mori një ovacion të madh nga audienca në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ndërsa ka zbuluar se periudha e tretmanit nuk ka qenë e lehtë.

“Jam me fat që kam njerëz si ju përreth. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë ai.

Ai theksoi se ndihet mirë dhe i falënderoi të gjithë për mbështetjen, ndërsa i rrodhën lotët nga sytë teksa po fliste për gruan e tij, Priscilla.

Gjithashtu, edhe partnerja e tij u pa me lot në sy në fjalimin e njeriut të saj më të dashur.

Haller shpreson ta kalojë sfidën më të vështirë të jetës dhe më pas të jetë në gjendje të kthehet për ta bërë atë që e di më së miri dhe që e do më së shumti – futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat