Plani i Realit

Futboll

Plani i Realit

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:37
Plani i Realit

Real Madrid, një plan arratisjeje… brenda mureve të shtëpisë. Fillimi i sezonit ishte i jashtëzakonshëm për lojtarët e Ancelott-it, të cilët gjithmonë të detyruar të luanin larg kryeqytetit spanjoll për punimet në Bernabeu.

Udhëtimet nuk ndikuan te rezultatet. Fitore në transfertë ndaj Almerias (1-2), Celta (1-4) dhe Espanyol (1-3). Turi i parë i forcës larg Bernabeut përfundoi në mënyrën më të mirë.

Dhe tani rruga është tatëpjetë deri në Kupën e Botës kur Reali do të mund të përfitojë nga faktori fushë dhe… gjeografia. Dhjetë nga njëmbëdhjetë ndeshjet e kampionatit do të luhen në Madrid ose në zonën e Madridit.

Real-i do të debutojë në Bernabeun e ri fundjavën e ardhshme me Betisin për javën e katërt të kampionatit.

Do të jetë e para nga shtatë ndeshjet që merengues do të luajnë në stadiumin e tyre para pushimit për Botërorin, përveç Betisit, do të luajnë edhe me Mallorca, Osasuna, Barcelona, ​​Seville, Girona dhe Cadiz.

Duke përjashtuar El Clasico, të gjitha sfidat janë të përballueshme në letër. Akoma më interesante është se… në fakt nuk do të ketë transferta.

Me përjashtim të ndeshjes kundër Elches, Real-i nuk do të lëvizë nga zona e Madridit. Në program, në fakt, janë derbi me Atletico-n, ndeshja kundër Getafe-s (9 tetor) dhe ndeshja me Rayo-n.

Një kalendar intensiv, por që do të favorizojë periudhat e rikuperimit duke marrë parasysh edhe ndeshjet jashtë fushe të Champions League dhe largimet e lojtarëve të kombëtareve për pushimin e 19 shtatorit.

Praktikisht mos largimi nga Madridi do ta bëjë më të lehtë përballimin e ngarkesave të lidhura me 18 ndeshje tqë do të luhen mes shtatorit, tetorit dhe javës së parë të nëntorit.

Në këtë këndvështrim, strategjia e skuadrës së Ancelott-it është e qartë. Të grumbullohen sa më shumë pikë për t’u paraqitur në të njëjtat kushte si sezonin e kaluar, kur në javën e katërmbëdhjetë Ancelotti u gjend në krye me katër pikë përpara Atleticos, pesë ndaj Sevillas dhe madje dhjetë ndaj Barçës, e cila megjithatë, duket më konkurrues se vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat