Mbrojtësi spanjoll bën zgjedhjen e tij

Futboll

Mbrojtësi spanjoll bën zgjedhjen e tij

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:11
Mbrojtësi spanjoll bën zgjedhjen e tij

Hector Bellerin po lidhet çdo ditë e më shumë me një transferim të mundshëm te Barcelona.

Përtej faktit që është një lojtar i pëlqyer nga katalanasit, edhe paga e 27-vjeçarit nuk duket se do ishte problem për klubin e Laportës.

Mbrojtësi po punon për të ndërprerë kontratën me Arsenalin, që është në vitin e fundit të saj dhe duket se “topçinjtë” nuk do të bëhen problem, ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.

Bellerin nuk ka luajtur deri më tani këtë sezon, ndërsa ndodhet në Katalonjë, në pritje për të zgjidhur të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat