PSG fiton, Messi shkëlqen me dy asistime

Futboll

PSG fiton, Messi shkëlqen me dy asistime

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:20
PSG

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 0:3 ndaj Toulouse në udhëtim.

Neymar kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 37-të të ndeshjes, pas asistimit nga Messi.

E ylli argjentinas i bëri edhe një asistim të bukur Kylian Mbappes në minutën e 50-të për ta dyfishuar epërsinë.

Golin e tretë e realizoi Juan Bernat në minutën 90+1.

Me këtë fitore, parisienët mbeten liderë në tabelë me 13 pikë, aq sa kanë edhe Lens dhe Marseille.

Në anën tjetër, Toulouse mbetet në vendin e 12-të me pesë pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat