Starova kërkon hapjen e basteve

Futboll

Starova kërkon hapjen e basteve

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:40
Starova kërkon hapjen e basteve

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot dëgjesën e parë publike me aktorët e sportit për hapjen e basteve sportive.

Në lidhje me këtë temë, Sulejman Starova është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se njerëzit kanë vazhduar të vendosin baste, por tashmë e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas tij, hapja e basteve online do të rriste buxhetin e shtetit.

“Ky është një bum që kemi pritur. Iniciativën e kryeministrit që mbylli bastet, e përshëndetëm të gjithë.

Keqardhja tjetër është që bastet kanë vazhduar ende. Janë luajtur dhe janë kënaqur njerëzit duke luajtur. Është një gabim, sepse ato para duhet të shkonin në buxhetin e shtetit.

Kryeministri në fund shpërtheu me deklaratën që shpresoj ta bëjë realitet, për hapjen e basteve online.

Sa më shumë njerëz të merren me sport, aq më pak shkojnë në spital. Ka pasur shumë tentativa, që paratë që merrte shteti nga këto, të kishte pjesë edhe futbolli”, ka deklaruar Sulejman Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat