Çmimi i biletave për ndeshjen Ballkani - Cluj

Futboll

Çmimi i biletave për ndeshjen Ballkani - Cluj

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:52
Ballkani

Çmimi i biletave për ndeshjen Ballkani - Cluj!

Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar se i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me CFR Cluj, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Therandasit do ta zhvillojnë këtë takim më 8 shtator, ndërsa kanë njoftuar se këtë radhë biletat do të shiten në sistem online.

Gjithashtu, kampioni kosovar ka treguar se një person mund t’i blejë deri në 6 bileta, ndërsa çmimi i tyre është: 5 euro në Veri dhe në Jug, 10 euro në Lindje, 15 euro në Perëndim dhe 50 euro biletat VIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat