Hadroj: Bylisi një ekip i fortë në shtëpi

Futboll

Hadroj: Bylisi një ekip i fortë në shtëpi

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:56
Hadroj: Bylisi një ekip i fortë në shtëpi

Partizani do të përballet me Bylisin në kuadër të javës së 3-të të “Abissnet Superiores”. Një takim i rëndësishëm për demat t’i cilët do të kërkojnë një tjetër fitore për të mbajtur edhe vendin e parë në klasifikim.

Në kuadër të kësaj ndeshje ka folur edhe lojtari i të kuqve, Andri Hadroj, i cili ka theksuar se e njeh mjaft mirë kundërshtarin ndërsa do tentojnë të rrëmbejnë 3 pikët.

Gjendja e ekipit në këtë start të sezonit? Ekipi po përgjigjet shumë mirë, dy ndeshje dhe po aq fitore nuk lënë vend për shumë fjalë. Trajneri po mundohet të na përshtati me stilin e lojës sulmuese dhe ne po punojmë për këtë.

Ndeshja e radhës është ndaj Bylisit, si e prisni këtë sfidë? Unë kam qenë pjesë e Bylisit dhe e di mjaft mirë se ata janë një ekip shumë i fortë në fushën e vet. Ne do të shkojmë për fitore, pastaj le t’ia lëmë fushës. Si ish-lojtar, i di mjaft mirë se çfarë ekipi janë, por duhet ta shohim te ndeshja. Çdo lojtar mundohet të japë maksimumin në ekipin ku është, ashtu siç do të bëj unë për Partizanin.

Forca e Bylis në krahasim me Egnatian dhe Laçin, me të cilët jeni përballur deri tani? Secili ekip ka cilësitë e veta, edhe ekipi i Ballshit është mjaft i fortë në fushën e vet, tha Hadroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat