Uzuni, përzgjidhet mes lojtarëve të muajit

Futboll

Uzuni, përzgjidhet mes lojtarëve të muajit

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 16:57
Uzuni

Myrto Uzuni është duke kaluar momentin më të mirë te Granada që pas transferimit të tij.

Sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte tre gola në fitoren e fundit të ekipit të tij kundër Villareal B.

Në Spanjë raportohet se Uzuni është i përzgjedhur mes tre kandidaturave si lojtari i muajit te Granada.

Së bashku me Uzunin janë përzgjedhur Yuri De Souza dhe Alberto Moleiro në La Liga 2, ndërsa pritet shpallja e fituesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat