Sulmuesi holandez shpreson te La Liga

Futboll

Sulmuesi holandez shpreson te La Liga

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 17:54
Sulmuesi holandez shpreson te La Liga

Justin Kluivert është ende në kërkim të një skuadre për të vijuar karrierën. Sulmuesi holandez përfundoi jashtë planeve të trajnerit Jose Mourinho ndaj në orët e fundit të merkatos është në pritje të një telefonate nga Spanja.

Valencia dhe Espanyol janë klubet e interesuara për shërbimet e holandezit ndërsa kanë nisur edhe bisedimet me drejtuesit e Romës për të bërë të mundur një lëvizje in extremis.

Në fakt, Kluivert nuk do të duhej të gjendej aspak në këtë situatë pasi prej disa ditësh si ai vetë, ashtu edhe klubi italian kishin arritur marrëveshjen me Fulham.

Por, pengesë për këtë transferim u bënë autoritetet britanike të cilat refuzuan ta pajisnin sulmuesin me vizën e punës për shkak të minutashit të Kluivert me Romës. Në këtë formë, tratativa ishte e pamundur të konkretizohej e tashmë, 23-vjeçari po kryqëzon gishtat për një kalim në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat