Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, reagon edhe Xhaka: Autorët të dënohen

Futboll

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, reagon edhe Xhaka: Autorët të dënohen

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 17:56
Granit Xhaka

Përdhunimi i vajzës 11 vjeçare në Prishtinë ka prekur tërë vendin, ku personalitete të shumta kanë reaguar në lidhje me rastin në fjalë duke kërkuar dënimet më maksimale për autorët e këtij krimi.

Personat e dyshuar për dhunimin e vajzës kanë rënë në duart e Policisë së Kosovës, ku janë arrestuar pesë meshkuj, të cilët besohet se për 7 orë kanë keqtrajtuar vazhdimisht viktimën.

Për rastin në fjalë tani ka reaguar edhe mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili në rrjetin social “Instagram” ka kërkuar dënimin e autorëve që të mos ketë më raste të tilla.

Po ashtu, Xhaka e ndërlidhi rastin në fjalë me luftën e vitit 1999, duke thënë që para 23 vitesh Kosova përjetoi dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave.

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11 vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirën. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di ma së miri se ça dhimbje është kur e prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët. Stop dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Shpreh mbështetjen time të pa kufijshme për familjen dhe vajzën e dhunuar. Autorët të dënohen që mos të kemi më raste të tilla”, shkruante Xhaka në “Instagram”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat