Milani blindon mesfushën me një tjetër futbollist belg

Futboll

Milani blindon mesfushën me një tjetër futbollist belg

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 18:19
Milani blindon mesfushën me një tjetër futbollist belg

Milani ka përforcuar repartin e mesfushës me një tjetër afrim cilësor të perspektivës.

Skuadra kuqezi ka zyrtarizuar firmën me Aster Vranks, mesfushorin belg i cili mbërrin nga radhët e Volfsburg për të qenë një armë më shumë për Stefano Piolin në këtë sezon.

Marrëveshja është finalizuar në këtë javë të fundit, ku kuqezinjtë zgjodhën që të orientoheshin drejt emrave të rinj dhe kështu, piketuan Vranks i cili ka bërë mjaft mirë në kampionatin gjerman ku ka veshur fanellën e Volfsburgut.

Mesfushori ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur marrëveshjen me kuqezinjtë të cilët e kanë huazuar kundrejt pagesës së 2 milionë eurove në këtë sezon. Ndërkohë për blerjen e plotë të kartonit të tij në fund të sezonit, kuqezinjtë do të shpenzojnë edhe 12 milion euro të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat