I ka humbur qeni, ja sa ofron shpërblim për atë që e gjen

Futboll

I ka humbur qeni, ja sa ofron shpërblim për atë që e gjen

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 19:27
Ilustrim

Fundjavën e kaluar, mesfushori i Flamengos, ish- futbollist i Juventusit, Bayernit, Barcelonës dhe Interit, Arturo Vidal, shfrytëzoi rrjetet sociale për të raportuar zhdukjen e Pascual, qenit të vajzës së tij. Sipas lojtarit, qeni u zhduk të shtunën, më 27 gusht.

“Qeni i vajzës sime ka humbur, ju lutem, nëse dikush e gjen, më kontaktoni në këtë numër: +569 62399959”, – ka shkruar lojtari në një imazh të shpërndarë në Instagram story, duke specifikuar se kafsha ka  humbur në Chicureo, në Kili, rajoni metropolitan i kryeqytetit Santiago.

Ajo që bëri përshtypje ishte shuma e ofruar nga Vidal për të rikuperuar kafshën. Në postim, lojtari ofroi një shpërblim me vlerë 1 milion për të rikthyer qenin. Sidoqoftë, atleti kilian nuk specifikoi nëse shuma do të paguhet në monedhën braziliane apo në atë kiliane: në rastin e parë do të ishte e barabartë me 194 mijë euro, ndërsa në versionin tjetër pak më shumë se një mijë euro.

Deri më tani, lojtari nuk e ka përditësuar statusin e zhdukjes së qenit dhe nëse e ka gjetur atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat